Për vitin 2015, niveli i akcizave në RSH duket se nuk ka ndryshime të mëdha krahasuar me vitin 2014. Kështu, për grupet birrë, verë, alkool dhe pije alkoolike; produktet energjetike; fishekzjarret; gomat; pilat dhe bateritë primare, akumulatorët elektrikë; llapma inkandeshente nuk kanë një ndryshim në nivelin e akcizave. Këto gjashtë grupe, do të kenë shkallë taksimi të njëjtë me vitin 2014. Në tabelën e mëposhtme jepet niveli i akcizës për secilin produkt të çdo grupi, referuar Ligjit Nr. 158/2014 dhe Ligjit Nr. 180/2013.
Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Duhani dhe nënproduktet e tij kanë pësuar rritje të nivelit të akcizave për vitin 2015. Niveli i akcizës për cigaret që përmbajnë duhan është përcaktuar 5500 lekë/1000 copë, nga 4500 lekë/1000 copë që ishte në vitin 2014. Pra kemi një rritje të akcizës së cigareve me 1000 lekë/1000 copë ose 1 lekë/copë. Po ashtu duhani i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit kanë pësuar një rritje të akcizës me 1400 lekë/kg, ku për vitin 2015 akciza për këto produkte është përcaktuar 4400 lekë/kg.
Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ligji Nr. 158/2014, Ligji Nr. 180/2013
Komente dhe Analiza: Open Data Albania